Telegrafi

Shkojnë për fundjavë nga Kosova në Shqipëri, 15 nga ta helmohen te Shkëmbi i Kavajës

Pesëmbëdhjetë shtetas nga Kosova, i janë drejtuar sot spitalit infektiv në Tiranë, pasi kanë shfaqur shenja helmimi.

Sipas të dhënave, ata dyshohet të jenë helmuar nga dreka që konsumuan në një restorant në zonën e Shkëmbit të Kavajës.

Për këtë, AKU ka bllokuar subjektin në fjalë për të mësuar më shumë rreth kësaj ngjarjeje.

Nuk dihen arsyet që çuan në helmimin e personave të cilët kishin shkuar për fundjavë në Shqipëri. Dyshohet se helmimi ka ardhur nga, por nuk përjashtohet edhe uji.

Pacientët janë nën kontroll mjekësor pa probleme serioze. /noa/