Kjo është videoja e momentit rrëqethës kur një burrë nga Teksasi vret ish-bashkëshortin e partneres së tij aktuale, gjatë një përplasje që patën rreth kujdestarisë së fëmijëve – e gjithçka ndodhi para derës së shtëpisë së tij.
Në video shihet sesi Kyle Carut duke hapur zjarr mbi Char Reed, pasi që dyshja u përplasën e u orvatën rreth pushkës në Labok të Teksasit, transmeton Telegrafi.
Megjithatë, policia akoma nuk e ka akuzuar Carutin për vrasje, e avokatët e tij pretendojnë se ishte “vrasje e arsyetuar” dhe se ishte kryer në vetëmbrojtje.
Përplasja çoi te shtënat gjatë 5 nëntorit, ku gjithçka ndodhi rreth kujdestarisë së fëmijëve të Chad Reed dhe ish-bashkëshortes së tij Christine Reed.
Përmes avokatit të saj, e veja e Chad Reed, Jennifer Reed, ka publikuar videon që tregon momentin kur mbi burrin e saj 54-vjeç shtihet me armë nga Carut, përkatësisht i dashuri i ri i Christine Reed.
Në deklaratën e dhënë nën betim, Jennifer Reed prej atëherë ka akuzuar Christine Reed dhe Kyle Carut se kanë marrë pjesë në “sulmin apo vrasjen e Chad”. /Telegrafi/