Një tifoz i Evertonit ka ndërruar jetë, pasi ka pësuar infarkt në zemër gjatë ndeshjes ndërmjet Evertonit dhe Stoke Cityt.
51-vjeçari kishte shkuar në Goodison Park për të shijuar triumfin e skuadrës së tij të zemrës, mirëpo përnjëherë është sëmurë.
Policët dhe ekipi paramjekësor janë përpjekur që t’ia shpëtojnë jetën dhe më pas e kanë dërguar në spital, ku edhe ka vdekur.
Klubi i Evertonit ka lëshuar një komunikatë për të konfirmuar lajmin dhe njëherësh i ka shprehur ngushëllime familjes së të ndjerit. /Telegrafi/