Një skenë e pazakontë është filmuar në Rusi, ku një grua për pak sa nuk e pësoi me jetë, pasi që mori veturën e saj nga një automekanik tek i cili e kishte dërguar për ta rregulluar.
Ajo kishte të parkuar veturën brenda garazhit dhe derisa po lëvizte nga mbrapa e kuptoi se nuk po mund të frenonte, dhe duke bërtitur ua bënte me dije të gjithëve që frenat nuk po i punojnë, transmeton Telegrafi.
Edhe pse mekaniku filloi të vrapoj pas saj, gruaja së bashku me veturën u lëshua nëpër një kodër dhe më pas përfundoi në një lumë.
Gjykuar nga ajo çfarë kishte filmuar kamera nga brendësia e veturës, shoferja ka shpëtuar pa ndonjë lëndim serioz, por shtrohet pyetja se si kanë kaluar më pas mekaniku para organeve kompetente. /Telegrafi/