Telegrafi

Shkoi për vizitë të fqinji, derisa po kthehej në shtëpi “ngrihet” nga i ftohti – kanadezja nuk i mbijetoi temperaturës minus 42 gradë celsius

Një grua në Kanada ka vdekur nga i ftohti derisa po ecte nga shtëpia e fqinjit në drejtim të shtëpisë së saj, ka njoftuar policia kanadeze.

Zyrtarët policorë gjetën gruan e vdekur para derës së shtëpisë në Dawson Creek, British Columbia, transmeton Telegrafi.

Pas hetimeve të kryera, u konstatua se ajo kishte dalë për ta vizituar një mik dhe se dyshja një natë më herët janë parë duke pirë në një lokal.

“Ajo ishte larguar nga shtëpia e fqinjit dhe për fat të keq nuk ia ka arritur të shkojë as deri te shtëpia e saj”, ka thënë rreshteri Damon Werrell.

Temperaturat atë natë kishin rënë në minus 42 gradë celsius, dhe asaj nuk iu deshën më shumë se disa sekonda që të “ngrihet” nga i ftohti ekstrem. /Telegrafi/