Një grua është “ngrënë gjallë” nga derrat e uritur pasi u rrëzua në hapësirën e rrethuar të derrave.
Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, fermeri 56 vjeçar i paidentifikuar kishte shkuar për të ushqyer derrat, por u ligështua ose pësoi një sulm epileptik, tha policia.
Derrat e sulmuan atë, “duke i ngrënë plotësisht” fytyrën, veshët dhe shpatullat e saj, sipas raporteve.
Gruaja, nga rajoni rus i Udmurtisë, vdiq nga humbja e madhe e gjakut.
Burri i saj kishte qenë i sëmurë dhe u zgjua për ta gjetur të zhdukur.
Ai shkoi për ta kërkuar dhe e gjeti trupin e saj pjesërisht të përpirë në hapësirën e rrethuar të derrave.
Policia ka thënë se nuk kishin hasur në një rast të tillë ndonjëherë. /Telegrafi/