Telegrafi

Shkoi për t’i kërkuar paratë që ia kishte dhënë borxh ish-të dashurit, përfundon mbi kapakun e motorit së bashku me partnerin e ri (Video)

Një i ri duke tentuar të ikë nga ish-e dashura dhe partneri i saj i ri, kishte detyruar dyshen të kërcejnë mbi me veturë dhe të “shëtisin”për katër kilometra mbi kapakun e motorit nëpër autostradë.

Skena dramatike është filmuar nga kamerat e trafikut në qytetin kinez Taizhou, i cili është i populluar nga mbi më shumë se gjashtë milionë banorë, transmeton Telegrafi.

Pamjet e kamerave të sigurisë shfaqin një veturë të bardhë derisa lëvizte me shpejtësi të madhe nëpër autostradë, ku mbi kapakun e motorit qëndronin të varur ish-e dashura dhe partneri i saj i ri.

Sipas medieve kineze, viktima femër kohë më parë kishte qenë në lidhje me shoferin e veturës së bardhë të cilit i kishte dhënë një shumë të majme të hollave borxh, por që të cilat refuzonte t’ia kthente.

Dhe në momentin që ajo dhe partneri i saj i ri shkuan për t’ia kërkuar, ai duke tentuar të ik i godet me veturë. Duke menduar se do ta ndalin nëse i kërcejnë mbi veturë, ata në fakt përfunduan “duke u shëtitur” mbi kapakun e motorit për më shumë se katër kilometra.

Por, po të mos ishte policia që i ndali, ata ndoshta do të shëtisnin ende nëpër autostradë. /Telegrafi/

Nuk dihet nëse dyshja kanë pësuar lëndime të rënda. /Telegrafi/