Site icon Telegrafi

Shkoi për të peshkuar, kryetarja e qytetit amerikan nxjerr nga deti kokainë në vlerë prej një milion dollarë

Kryetarja e qytetit Tampa në Florida, Jane Castor dhe familja e saj ishin duke peshkuar për gaforre dhe peshq jo shumë larg bregut, kur ajo peshkoi diçka: një pako me madhësinë e një mikrovale që përmbante 70 kilogramë kokainë me vlerë 1.1 milion dollarë.

Familja ishte nisur për në port kur vëllai i Jane vuri re paketën e pazakontë, transmeton Telegrafi.

Ata u afruan duke shpresuar për një peshkim të mirë, sepse peshkatarët me përvojë e dinë që peshqit më të vegjël mblidhen nën objekte të ngjashme që notojnë në det, sepse ata krijojnë një hije për ta.

“Sa më shumë afroheshim, u bë e qartë për mua se ishte kokainë”, u tha kryebashkiakja gazetarëve.

Jane Castor punoi si oficere në departamentin e narkotikëve të Departamentit të Policisë Tampa për tetë vjet, dhe si shefe e departamentit për gjashtë vjet, kështu që ajo e kuptoi menjëherë se për çfarë bëhej fjalë.

Pakoja ishte e mbështjellë me plastikë të konsumuar. Brenda kishte rreth njëzet ‘tulla’ të mbështjella fort, të zbukuruara me flutura të kaltra dhe vjollcë.

Pasi tërhoqi “mallin” në anijen e saj, e raportoi kapjen në Zyrën e Sherifit të Qarkut Monroe. Agjentët e Patrullës Kufitare të SHBA, mbërritën shpejt për të marrë në dorë drogën. Ata konfirmuan se ishte kokainë dhe e vlerësuan 1.1 milionë dollarë. /Telegrafi/

 

Exit mobile version