Andi Aso Erang, 36-vjeç, kishte shkuar për të mbledhur midhje për drekë, por nuk ishte kthyer më në shtëpi.
Dora dhe këmba e tij janë gjetur në barkun e një krokodili gjigant, ku policia indoneziane beson se krokodili e kishte copëtuar pasi e kishte gëlltitur për së gjalli, transmeton Telegrafi.
Autoritet në Borneu e ka qëlluan krokodilin mbi 6 metra të gjatë, në liqenin ku dy ditë më herët ishte zhdukur 36-vjeçari që punonte në plantazhet e vajit të palmës.
Në vendin ku ishte zhdukur, policia ka gjetur motoçikletën dhe sandalet e tij. Ndërsa kërkimi për të është ndërprerë të enjten, kur edhe gjetën pjesët e trupit të tij duke “lundruar” në liqenin Kalimantan.
Policia ka njoftuar se në afërsi të vendit ku është zhdukur, kanë hasur në një krokodil gjigant të cilin e kanë mbytur menjëherë.
Dhe pasi ia hapën barkun me thikë, brenda tij gjetën dorën e majtë dhe këmbën që dyshohet se janë të viktimës së zhdukur, ndërsa pasi gjetën edhe kokën dhe pjesë tjerë konfirmuan dyshimet e tyre.
Gruaja e viktimës ka njoftuar se atë ditë bashkëshorti i saj kishte shkuar për të mbledhur midhje për t’i përgatitur për drekë.
“Kurrë nuk e kam besuar se në këtë mënyrë do ta pësojë”, ka deklaruar gruaja e tij Anisa.
Sulmet ndaj njerëzve nga kafshë të ndryshme të egra janë të shpeshta në Indonezi. /Telegrafi/
https://www.youtube.com/watch?v=qNL3Cik9Kl4&has_verified=1