Site icon Telegrafi

Shkoi për të luftuar kur ishte vetëm 14 vjeç, gënjeu për moshën – historia për djaloshin hero, ushtarit më të ri gjatë zbarkimit në Normandi (Foto)

Historia tragjike e një nxënësi të guximshëm i cili gënjeu për moshën e tij dhe u largua për t’u bashkuar me ushtrinë duke e bërë atë ushtarin më të ri që ka marrë pjesë në D-Day, është kujtuar 75 vjet më pas.

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, Robert ‘Bobby’ Johns ishte vetëm 14 vjeç kur u largua nga shtëpia dhe gënjeu për moshën e tij për të ndjekur dy vëllezërit e tij më të vjetër në përpjekjet e luftës.

Prindërit e tij të tmerruar, filluan kërkimin për djalin e tyre të mitur, para se t’i ndodhte atij ndonjë gjë në betejë.

Kur William dhe Daisy Johns kuptuan se ai kishte përfunduar në Normandi me Divizionin e 6-të Ajror, ata njoftuan Zyrën e Luftës që u përpoqën me dëshpërim për ta sjellë atë në shtëpi.

Por, para se të tërhiqej nga fronti i luftës, ai u qëllua për vdekje nga një snajper gjerman në Normandi më 23 korrik të vitit 1944 – dy ditë përpara ditëlindjes së tij të 17-të.

Kjo ishte edhe më pikëlluese për prindërit e tij, të cilët kishin humbur një djalë tjetër shërbyes, Uilliam, i cili u vra në një sulm në vitin 1940.

Robert ‘Bobby’ Johns, majtas, me vëllain e tij Ron

Ndërkohë, shtatëdhjetë e pesë vjet më vonë, një pllakë përkujtimore për trimërinë dhe sakrificën e Johns do të ngrihet në rrugën që ai lindi Portsmouth, Hants.

Mbesa e tij, Jenny Ward, 58 vjeçe, nga Burton, Chrsitchurch, Dorset, tha: “Familja ime është aq e prekur pasi guximi i Bob është duke u kujtuar në këtë mënyrë”.

“Gjyshërit e mi ishin kaq të tronditur kur humbën Williamin kur nëndetësja e tij u bombardua në vitin 1940”.

William dhe Daisy Johns pranë varrit të djalit të tyre, Robert ‘Bobby’ Johns

“Ata nuk e dinin se ku ishte Bob për pothuajse dy vjet derisa ai shkroi një letër nga Franca në korrik të vitit 1944”.

“Kur ata e kuptuan se ku ishte, kërkuan që ai të kthehej në shtëpi”.

Bobi u lind në vitin 1927 dhe dy vëllezërit e tij më të vjetër, William dhe Ron, shërbyen në Marinën Mbretërore gjatë luftës.

Realiteti i zymtë i luftës duket se ka goditur familjen kur ai ua shkroi një letër prekëse prindërve, një muaj më vonë.

Zbarkimi në Normandi

Në të, ai tha se dëshironte të kthehej dhe të qëndronte me ta, në vend që të qëndronte në ‘këtë vend të harruar të Perëndisë’.

Tragjikisht, ai u vra dhe u varros në Ranville, fshati i parë francez që u çlirua gjatë D-Day.

Por prindërit e tij nuk mundën të harrojnë humbjen e dy djemve të tyre – madje babai i tij mbante letrën e djalit në portofolin e tij për pjesën tjetër të jetës së tij. /Telegrafi/

Exit mobile version