Punëtorët e një autolarje vrapuan për ta ndihmuar pronarin Alastair Stott dhe birin e tij Jordan Stott, dhe arritën ta ndalojnë një hajn që planifikonte të kryente një vjedhje.
Megjithatë, situata mori një kthesë krejt tjetër, kur një veturë e titpit Ford Focus të cilën po e voziste vëllai i Taylor, Aaron McLoughlin u shfaq në oborrin e tyre, dhe me shpejtësi të madhe u vërsul në drejtim të tyre për t’i shtypur – gjë që edhe e bëri, transmeton Telegrafi.
Por, për fat të mirë ishte trotuari që ia ndali paksa hovin, por megjithatë arriti të godas dy punëtorët e autolarjes të cilët i përplasi për muri.
Sidoqoftë, punëtorët e autolarjes së bashku me pronarin dhe birin e tyre ishin këmbëngulës, dhe arriën të hapin derën e veturës dhe ta godasin me shkelm McLoughlin, por prapë se prapë Taylor arrin të ik nga vendi i ngjarjes.
Vetura Ford Focus më vonë është gjetur në oborrin e shtëpisë së të dashurës së McLoughlin, ndërsa dyshja janë përcjell nga policia deri në Sussex të Anglisë ku edhe u arrestuan.
Gjatë bastisjes, policia gjeti tetë qeska të vogla me heroinë ku secila peshonte nga tetë gramë. /Telegrafi/