Site icon Telegrafi

Shkoi për të blerë biletë, e veshur vetëm me brekë (Foto)

Një grua nga Kalifornia e Shteteve të Bashkuara, nuk ka veshur pantallona ose fund, por ka shkuar vetëm me brekë për të blerë biletë.

Biondina e paemëruar, ka pritur para sportelit të agjencisë Virgin America, teksa mbante të veshur një bluzë me mëngë të gjata , ndërsa të brendshmet e zeza ia mbulonin pjesën intime, transmeton Telegrafi.

Klientët që bënin radhë për një biletë, e kanë shikuar me mosbesim këtë femër që pa fije turpi kishte shkuar e zhveshur në aeroport.

“Ne jemi një kompani që i bëjmë gjërat ndryshe dhe me efikasitet, andaj edhe klientët i kemi paksa të pazakonshëm”, e kanë mbrojtur zyrtarët e kompanisë, veprimin e kësaj gruaje. /Telegrafi/

 

Exit mobile version