Presidenti i Afrikës së Jugut, Cyril Ramaphosa, mund të ketë shpresuar se bashkimi me udhëtarët në mëngjes do ta vendoste atë si një njeri i popullit përpara zgjedhjeve në maj.
Por ky plan me gjasë nuk ka shkuar sipas planifikimit të tij.
Kjo pasi që, sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, ai dhe udhëtarët e tjerë ishin mbërthyer në një tren për katër orë, në një udhëtim që duhet të kishte marrë vetëm rreth 45 minuta.
“Është e papranueshme”, tha Presidenti Ramaphosa pasi treni arriti destinacionin e vet.
Ai tha se operatori kombëtar hekurudhor, Agjencia e hekurudhës së pasagjerëve të Afrikës së Jugut (Prasa), duhej të vepronte për të përmirësuar situatën “përndryshe dikush do të shkarkohet”.
Ndryshe, vonesat e trenave janë një zhgënjim i përditshëm për miliona përdorues të hekurudhave të Afrikës së Jugut dhe disa kanë humbur vendet e punës për shkak të ardhjes së vonshme në punë, thotë Milton Nkosi i BBC në Johanesburg.
President Ramaphosa chatting with frustrated commuters after a train stopped half-way with no reason given for a delay. The president is on the ANC campaign trail #sabcnews pic.twitter.com/IUDExWCkzC
— Ntebo Mokobo (@MokoboNtebo) March 18, 2019
Vonesa në trenin e presidentit në provincën e Gautengit u shkaktua nga një tren tjetër që duhej të ndalet pasi shoferi i saj u godit nga një gur i cili ishte hedhur në drejtim të tij, ka thënë një zëdhënës i Prasa.
Ai gjithashtu fajësoi “sulmin e vazhdueshëm në infrastrukturën hekurudhore nga banditë”. /Telegrafi/