Telegrafi

Shkoi për ta vizituar një të burgosur, gardianët shokohen kur vajzës i gjejnë 12 revole të mbështjella në trup (Video)

Gardianët e një burgu në Brazil mbetën të shokuar me atë çfarë zbuluan gjatë një kontrolli rutinor, tek një vajzë që kishte shkuar për ta vizituar një të burgosur.

Ajo ishte munduar të kontrabandoi hiq më pak se 12 revole. Këto armë ajo i kishte vendosur në një rrip që e kishte mbështjell nëpër trup, dhe kishte veshur një bluzë të gjerë me qëllim që të mos i vërehen, transmeton Telegrafi.

Megjithatë, gardianët para se ta kontrollonin kishin vërejtur një rrip të dyshimtë, dhe kështu e kishin ndalur në hyrje të burgut.

Në videon e publikuar më poshtë mund ta shihni momentin kur gardianët nxjerrin nga ky rrip revole që ishin mbështjell në trupin e kësaj vajze.

Dhe kur gardiani arrin t’ia heq revolet nga trupi, kamera fokusohet tek njëra prej tyre që gjendej në tokë, kurse një gjë është e sigurt që edhe kjo vajzë për shkak të këtij veprimi do të qëndroj prapa grilave për një kohë të gjatë. /Telegrafi/