Telegrafi

Shkoi për ta vizituar mikun, derisa qëndronte para derës së shtëpisë gjarpri i kërcen në fytyrë dhe e kafshon (Video, +16)

Kamera e sigurisë ka filmuar momentin kur një burrë në Oklahoma të SHBA-ve, kafshohet në fytyrë nga një gjarpër.

Videoja shfaq Jerel Heywood që po qëndronte para derës së shtëpisë së mikut në Lawton, Oklahoma, transmeton Telegrafi.

Heywood kishte shkuar për ta vizituar mikun e tij Rodney Copeland dhe në momentin që hap derën, një gjarpër që ishte mbështjell në dritë i kërcen në fytyrë dhe e kafshon.

“Më ka kafshuar një gjarpër, nuk e dija se për çfarë lloji bëhej fjalë”, ka deklaruar Heywood.

Për fat të mirë gjarpri nuk ishte helmues, kurse pas tretmanit në spital ai është lëshuar dhe lirisht mund ta cilësoj veten si njeriu më me fat në botë pasi ka mundur ta pësojë shumë më keq. /Telegrafi/