Telegrafi

Shkoi për ta shikuar finalen e Ligës së Kampionëve, 21-vjeçaren e përdhunojnë dhe e rrahin deri në vdekje – kapen autorët (Video)

Kamerat e sigurisë kanë filmuar momentin kur katër burra nxjerrin nga kafiteria një vajzë të dehur dhe “droguar”, të cilën më pas e kanë përdhunuar dhe vrarë.

Nong Gift, 21-vjeç, po shikonte finalen e Ligës së Kampionëve së bashku me miqtë në një lokal në Chanthaburgi të Tajlandës, kur befasisht humbi vetëdijen që sipas të afërmve është droguar dhe nxjerrë nga lokali rreth orës 2 të mëngjesit nga katër burra, të cilët u kishin thënë masës së po e dërgojnë në shtëpi, transmeton Telegrafi.

Katër burra përfshirë edhe një që ajo e njihte e kishin dërguar me veturë në një zonë malore, ku pretendohet se është dhunuar pandërprerë dhe më pas është rrahur për vdekje.

Burrat që kanë marrë pjesë në këtë krim Nattaphong, Saenkraud, Patti Boonthal, Panya Chan Somdee dhe Suitsit Jaechim, kanë pranuar në polici se kanë qenë të përfshirë.

Kamerat e sigurisë kanë filmuar momentin kur Nongun e bartin katër burrat deri te një veturë, të cilët u kishin thënë miqve të saj se po e dërgojnë në shtëpi.

Ndërkaq majori i policisë Charn Jitjunjun, ka deklaruar para mediave se viktimave është gjetur e vdekur po të njëjtën natë kur edhe është filmuar nga kamerat e sigurisë.

Ai gjithashtu ka pranuar se katër burrat janë arrestuar, pasi kanë pranuar se kanë qenë pjesë e krimit të kryer. /Telegrafi/