Kamerat e sigurisë në një pompë të derivate në Bartin të Turqisë, kanë filmuar momentin kur një veturë përfshihet nga zjarri dhe për pak nuk ia merr jetën shoferit që ishte brenda saj.
Gjithçka dukej në rregull, pasi një burrë kishte shkuar në pompë për ta mbushur veturën me gaz, por në momentin që u fut brenda saj dhe tentoi ta ndez – ndodhi “befasia”, transmeton Telegrafi.
Mjeti iu përfshi nga zjarri dhe rrezikohej që përpos shoferit që ishte brenda të përfshihet edhe pompa nga zjarri që do të kishte pasoja katastrofale – duke marrë parasysh sasinë e derivateve që i kishte.
Megjithatë për fat të mirë kur dukej se shoferi nuk ka gjasa t’i shpëtojë më te keqes, hap derën e mjetit dhe largohet me shpejtësi. E punonjësit e pompës reaguan menjëherë duke fikur zjarrin me aparate të madhësive të ndryshme. /Telegrafi/
⚠ Aracıyla birlikte alev aldı!
📽 Bartın'da bir akaryakıt istasyonunda sürücüsü içindeyken aniden alev alan otomobildeki yangını çalışanlar müdahale ederek söndürdü. pic.twitter.com/WDXAQVI5WG
— Haber 7 (@Haber7) June 9, 2021