Site icon Telegrafi

Shkoi në spital për t’u bërë nënë e një fëmije, i lindi pesë vajza

Në Ambikapur të Indisë, një grua që mendonte se ishte shtatzënë me një fëmijë, ka qenë më se e befasuar me lindjen e pesë vajzave.

Kur Manita Singh u dërgua në spital, në javën e 26-të të shtatzënësisë, kujtonte se mund të ndodhte më e keqja, sepse para dy vitesh e kishte humbur fëmijën e saj të parë, transmeton Telegrafi.

Meqenëse 26-vjeçarja nuk kishte bërë regjistrim me ultrazë, nuk e dinte se kishte në bark pesë fëmijë.

Me t’i nxjerrë vajzën e parë, mjekët kanë mbetur të mahnitur edhe me katër vajza tjera që kanë lindur në mënyrë natyrale, brenda gjysmë ore.

Megjithëse ato kanë nga 1.5 kilogram dhe janë në gjendje të mirë shëndetësore, nuk bëhet e ditur nëse do të mbesin gjallë, sepse kanë lindur para kohe dhe janë shumë të brishta. /Telegrafi/

Exit mobile version