Site icon Telegrafi

Shkoi në spital për të sjellë në jetë vajzën e tretë, ashensori e ndan në dy pjesë nënën e pafat (Foto)

Një nënë e tre fëmijëve ka humbur jetën në mënyrën më bizare të mundshme në një spital, vetëm disa minutave pasi kishte sjellë në jetë foshnjën, shkruan The Sun.

Këtë grua të pafat  ashensori i spitalit e ka ndarë në dysh, kurse lajmi për këtë ngjarje të tmerrshme ka shokuar botën, transmeton Telegrafi.

Rosio Cortez Nunez 25-vjeçe ka vdekur derisa ajo po transportohej me karrocë për një ashensor, i cili u ndal në mes të katit të dytë dhe të tretit në spitalin Virgen de Valme në Sevila të Spanjës.

Mediat lokale raportojnë se si babai i saj është dëgjuar duke qarë e bërtitur: “E kanë mbytur. Bija ime është mbytur”. Rosio kishte tre fëmijë Carmen 5-vjeçe, Rosio 4-vjeçe si dhe vajzën e porsalindur Trijuana.

Kjo nënë e re po bartej në një repart tjetër të gjinekologjisë pasi kishte dalë nga salla e operacionit, ku përmes ndërhyrjes cezariane solli në jetë vajzën. Ajo me një fjalë është ndarë në dysh nga ashensori i këtij spitali.

Ekipeve të zjarrfikësve u janë dashur mbi dy orë që gjejnë trupin e saj, duke marrë parasysh se koka e saj kishte ngecur mes dy kateve.

Bashkëshorti i saj Hose Gaspar,  ka deklaruar për mediat spanjolle se ky rast nuk do të mbyllet me kaq, pasi që fatin e Rosio mund ta ketë dikush tjetër nesër.

Lidhur me këtë rast dhe hetimet që janë duke u kryer është prononcuar edhe ministri i shëndetësisë i cili e ka quajtur “vdekjen e pazakontë dhe tragjike”.

Ai ka pranuar se ashensori kishte kaluar të gjitha testet e sigurisë gjatë javës së kaluar. /Telegrafi/

 

 

 

Exit mobile version