Site icon Telegrafi

Shkoi në spital për të lindur foshnjën me prerje cezariane, mjekët në Zelandë të Re ia harrojnë në bark instrumentin kirurgjik me madhësi të një pjate

Një grua që vuante nga dhimbjet kronike për plotë 18 muaj pasi iu nënshtrua ndërhyrjes kirurgjikale (prerje cezariane), i është gjetur një instrument kirurgjik në madhësinë e një pjate, raporton The Guardian.

Një instrument kirurgjik apo AWR ishte lënë në barkun e Alexis, pasi lindi foshnjën në spitalin e qyteti Auckland të Zelandës së Re në vitin 2020, transmeton Telegrafi.

Pas fillimit të hetimeve, agjencia e atjeshme për shëndetin publik Te Whatu Ora ka konstatuar se nuk ka patur ndonjë lëshim në rast.

Por sot Komisionerja e Shëndetësisë dhe Aftësisë së Kufizuar në Zelandë të re, Morag McDowell tha se Te Whatu Ora Auckland po bën shkelje të kodit të të drejtave të pacientit.

“Ky është një precedent. Nuk është e vështirë të arrihet në përfundim nëse një objekt i huaj lihet brenda një pacienti gjatë operacionit, është më e ulët sesa standardi i pritur sa i përket kujdesit shëndetësor”, tha McDowell.

“Alexis Wound Retractor (AWR) përdoret për të mbajtur plagën të hapur gjatë një seksioni cezarian dhe u la në bark pas prerjes cezariane. Për shkak të kësaj, gruaja vuante nga dhimbje kronike të barkut derisa pajisja u zbulua aksidentalisht në një skanim CT abdominal”, shtoi ajo.

Instrumenti iu hoq nga barku 18 muaj pas procedurës dhe vizitave të shumta te mjeku. Spitali kërkoi falje për gabimin. /Telegrafi/

Exit mobile version