Site icon Telegrafi

Shkoi në restorant për të shijuar darkën me familjen, kur ndjeu një kafshim që ishte më i fortë sesa dhimbjet e lindjes – pasi u fut nën tavolinë pa një gjarpër (Foto/Video)

Në një restorant në Fredericksburg të Tekasit, Rachel Myrick i kishte të gjitha, përveç darkës së qetë me familjen e saj.

Ajo në një moment kishte ndjerë një kafshim, që thotë se i është dukur thuajse dikush e kishte godit me sëpatë, por kur u përkul dhe futi kokën nën tavolinë kishte çfarë të sheh – atë e kishte kafshuar një gjarpër ngjyrë bakri, transmeton Telegrafi.

Gjarpri e kishte kafshuar në gishtin e vogël të këmbës. Ai ishte i gjatë vetëm 20 centimetra.

Ndërkaq, stafi i restorantit menjëherë i kishte telefonuar autoambulancës, kurse dhimbjet që i kishte shkaktuar helmi i këtij gjarpri, kjo grua e pafat i ka krahasuar me dhimbjet e lindjes së një foshnje.

Rachel kishte qëndruar pesë ditë në spital, dhe më pas është dërguar në shtëpi ku tre muaj tjerë do t’i kalojë e shtrirë.

Ajo tani është duke menduar të padit menaxhmentin e restorantit. Por, fillimisht është duke menduar që të shërohet nga kafshimi i gjarprit që në Virginia nuk është një gjarpër i rrallë. /Telegrafi/

https://www.youtube.com/watch?time_continue=37&v=gdpLtS5ra64

 

 

Exit mobile version