Michelle Lespron nga Tucson gjeti një tmerr të vërtetë në tualet.
Ndërsa ajo ishte me pushime, një zvarranik i madh i zi ‘banonte’ në guaskën e tualetit të saj, transmeton Telegrafi.
Siç thotë ajo, kur pa se çfarë kishte brenda, mbylli kapakun dhe vrapoi jashtë.
Edhe pse kërkoi ndihmë, nuk e kishte të lehtë ta nxirrte zvarranikun nga banesa e saj.
Përleshja me të ftuarin e padëshiruar ka zgjatur dy ditë, derisa ai është nxjerrë nga tubacioni dhe është sjellë në një vend të sigurt.
Gjarpri fërshëlleu i tërbuar dhe në një moment u hodh dhe kafshoi dorën e burrit. Fatmirësisht nuk ishte helmuese, ndaj nuk pati pasoja të mëdha.
Michelle thotë se problemi është zgjidhur, por se ajo mbetet e traumatizuar. Gjithashtu theksoi se nuk do të hyjë më në tualet pa dritën e ndezur.
“Unë gjithmonë do ta lë kapakun e guaskës të mbyllur dhe babai im ka vendosur pengesa në çati, në mënyrë që gjarpërinjtë dhe kafshët e tjera të mos mund të hyjnë në shtëpi”, tha ajo për Neë York Post. /Telegrafi/