Telegrafi

Shkoi në palestër për t’u stërvitur, 22-vjeçarja nga Indonezia rrëzohet nga shiriti për vrapim – bie për vdekje nga dritarja

Pamjet rrëqethëse nga kamerat e sigurisë shfaqin momentin kur një kliente e një palestre fitnesi në Indonezi, rrëzohet nga shiriti vrapues dhe bie nga dritarja e katit të sipërm të palestrës.

Videoja shfaq palestrën në Pontianak në West Kalimantan, ku shihen shiritat për vrapim (treadmill) dhe gruaja e cila në një moment humb baraspeshimin dhe bie nga dritarja derisa shiriti e tërheq pas, transmeton Telegrafi.

Gruaja e identifikuar me inicialet FN e moshës 22-vjeçare, kishte tentuar të mbahet në kornizën e dritares, por pa ndonjë sukses.

I dashuri i saj i kishte kërkuar të stërviten në katin e dytë të palestrës, por ajo dëshironte të vraponte në shirit në katin e tretë.

Gruaja e cila për 30 minuta vrapoi, kishte filluar të ngadalësojë tempon para momentit tragjik.

Pas rrëzimit ishte dërguar me urgjencë në spital për trajtim të lëndimeve serioze në kokë, por mjekët përkundër tentimeve nuk arritën ta shpëtojnë.

Raporti i autopsisë zbulon se ajo kishte pësuar lëndime të rënda në kokë.

E nga policia thonë se shiriti për vrapim i vendosur pranë dritares kishte një pozitë të rrezikshme – pra vetëm 60 centimetra larg dritares.

Edhe muri vetëm prej 30 centimetra ishte prapa shiriti për vrapim, duke kontribuar dukshëm për rrëzimin e gruas. /Telegrafi/