Telegrafi

Shkoi në dasmën e të birit e veshur me fustan të bardhë – komentuesit e kritikojnë të ëmën e dhëndrit- fustani i saj kishte ngjashmëri të madhe me të nuses (Foto)

Një grua është kritikuar për faktin se ka veshur fustan të bardhë me “bisht” të gjatë në dasmën e të birit të saj.

Ky fustan ka shkaktuar reagime për faktin se e kishte veshur e ëma e dhëndrit, ndërsa me të postuar në Facebook fotografinë e shumëpërfolur, ka hasur në kritika të ashpra, transmeton Telegrafi.

Fustanin që e kishte përzgjedhur për ta veshur në ceremoninë martesore të birit, ishte shumë i ngjashëm me atë të nuses së djalit apo më mirë thënë resë.

E për këtë shumë prej atyre që kanë pasur rastin ta shohin fotografinë, kanë shkruar se ajo është munduar “ta rrëmbejë” vëmendjen në vend të nuses. /Telegrafi/