Jennifer Dilan kishte shkuar në burg për ta vizituar të birin që qëndron prapa grilave, por kurrë nuk kishte menduar se ajo do t’i bashkohet atij, pasi që policët zbuluan se për të ishte lëshuar urdhër-arrest.
Tani 38-vjeçarja dhe i biri i saj 20-vjeç, Christian, janë prapa grilave në burgun e qytezën Lee në SHBA, dhe gjatë këtij muaji pritet të ulen në karrigen e të akuzuarve, transmeton Telegrafi.
Kjo është hera e 12-të që Jennifer është arrestuar gjatë 11 viteve të fundit, kurse urdhër-arresti i fundit që ishte lëshuar për të ishte bërë për dy vjedhje dhe mashtrime.
Ndërkaq, biri i saj Christian është arrestuar për pjesëmarrje në një vrasje gjatë një plaçkitje që kishte ndodhur gjatë muajit të kaluar. /Telegrafi/