Një burrë u vra dhe tre persona të tjerë u plagosën pasi një granatë dore shpërtheu aksidentalisht në një festë në një shtëpi në Knin të Kroacisë, kanë njoftuar autoritetet.
Bëhet e ditur se i vdekur ka mbetur një 25-vjeçar i cili pranoi një granatë nga koha e Jugosllavisë nga një mik i tij, gjithashtu 25 vjeç.
“Për shkak të trajtimit jo të duhur, granata shpërtheu aksidentalisht në duart e 25-vjeçarit të vdekur”, tha policia në një deklaratë.
Ndërsa të plagosur nga shpërthimi kanë mbetur katër persona, shkruan CNN, përcjell Telegrafi.
Siç raportohet, tani po vijon hetimi penal për të përcaktuar se nga ka ardhur granata M-75.
Ndryshe, një numër i madh armësh përfunduan në duart e qytetarëve në Kroaci pas luftës për pavarësi të vendit midis 1991-1995.
Pjesë të vendit u kontaminuan gjithashtu nga minat tokësore pas konfliktit.
Policia në rajonin Shibenik-Knin, ku ndodhi incidenti, deklaroi se më shumë se 5,000 artikuj u janë dorëzuar autoriteteve në rajon vetëm këtë vit. /Telegrafi/