Një pelegrin sirian, i cili me biçikletë bëri gjithë rrugën nga Gjermania në Mekë, ka vdekur sapo arriti në destinacionin e tij.
Sipas mediave arabe, përcjell Telegrafi, Ghazi Jassim Shehadeh, një burrë sirian 53-vjeçar nga Homs, i cili jetonte në Gjermani, përfundoi udhëtimin e tij për në Xhaminë e Madhe të Mekës pas 73 ditësh.
Shehadeh dokumentoi udhëtimin e tij nëpër platformat e mediave sociale, duke ndarë përvojat dhe sfidat e tij me ndjekësit e tij.
Sipas raportimeve, Shehadeh kishte shpresuar të përfundonte pelegrinazhin e tij në Mekë si një mënyrë për të shprehur përkushtimin e tij ndaj besimit të tij.
Dhe me të mbërritur në xhaminë e shenjtë në Mekë, Shehadeh ndërroi jetë dhe më pas u varros në Mekë. /Telegrafi/