Site icon Telegrafi

Shkodranja e ‘O sa mirë’ në pushime ‘pa preshevarin’ (Foto)

Listës së gjatë të fytyrave publike që janë dyndur drejt bregdetit për pushime i është shtuar edhe aktorja e ‘O sa mirë’, Linda Jarani.

Ndryshe prej shumicës dërrmuese që kryesisht kanë zgjedhur Turqinë, Linda ka vendosur t’i mbush bateritë jo fort larg Shqipërisë.

Ishujt grek të detit Jon janë zgjedhja e bukuroshes që normalisht se nuk ka shkuar e vetme. Ajo nuk po shoqërohet nga ndonjë shok apo eventualisht i dashur por nga motra e saj, Valbona.

Në pak nga çfarë ka ndarë prej pushimeve në rrjete sociale, ‘Shkodranja’ spikat me linjat trupore të mahnitshme.

Exit mobile version