Telegrafi

Shkodran Mustafi në Mykonos takohet me “SaltBaen”: Mëngjesi juaj është gjithmonë i kripur

Shkodran Mustafi tashmë ka filluar pushimet verore duke shijuar plazhet fantastike greke.

Futbollisti i skuadrës së Arsenalit, së bashku me bashkëshorten, Vjosa Kaban dhe djalin e tyre, Neomin po vazhdojnë të relaksohen.

Sportisti ka pasur edhe një takim të këndshëm gjatë mëngjesit të sotëm edhe me një prej kuzhinierëve më të famshëm në botë, Nusret Gokce.

Ky i fundit njihet edhe më mirë si SaltBae, shihet teksa kanë marrë poza së bashku me dy fëmijët që i mbajnë në krah.

“Mëngjesi juaj është gjithmonë i kripur”, ka shkruar ndër të tjerash 24-vjeçari në rrjetet sociale.

Ndryshe, Shkodrani nuk dihet nëse do të vazhdojë të mbetet pjesë e skuadrës londineze. /Telegrafi/