Shkodran Mustafi ka filluar pushimet më së të merituara pas angazhimeve futbollistike.
Mbrojtësi shqiptar ditë më parë ka triumfuar me kombëtaren gjermane në kupën e konfederatave.
Ai me këtë rast edhe e ka shpërblyer veten me një superveturë luksoze, të cilën edhe e ka ndarë edhe me ndjekësit në Instagram, transmeton Telegrafi.
“Përfundimisht jam në rrugë e sipër për pushime. E dua këtë periudhe të vitit”, ka shkruar ndër të tjerash Mustafi.
Mustafi shihet krahas veturës së tipit Mercedes AMG GTR, i cili n tregun e shitjeve kap vlerën prej 140 mijë eurove.
Ndryshe, futbollistin edhe vitin e ardhshëm në fanellën e Arsenalit. /Telegrafi/