Telegrafi

Shkodran Mustafi në bisedime me Arsenalin për të shkëputur kontratën

Shkodran Mustafi raportohet se ka filluar bisedimet me Arsenalin për të shkëputur kontratën.

Mbrojtësi shqiptar me pasaportë gjermane nuk është i lumtur te The Gunners dhe e dëshiron largimin sa më parë.

Sipas asaj që raporton Football London, Mustafi i ka bërë me dije agjentit të tij se kërkon që të largohet sa më parë nga skuadra londineze.

Shumë skuadra nga Serie A dhe Gjermania e duan transferimin e tij, mirëpo nuk përjashtohet mundësia që të vazhdojë qëndrimin edhe në Angli.

Kontrata e Mustafit skadon në fund të këtij edicioni dhe do të jetë i lirë që të vendos për të ardhmen e tij.

Besohet se Lazio dhe Udinese janë duke shfaqur interesim për të e që aty janë edhe Borussia Monchegladbach e Genoa. /Telegrafi/