Telegrafi

Shkodran Mustafi largohet në verë nga Arsenali

Shkodran Mustafi duket se do të përfundojë këtë edicion dhe më pas të largohet nga Arsenali.

Mbrojtësi shqiptar me pasaportë gjermane nuk po luan rregullisht te The Gunners dhe po e kërkon largimin.

Madje, sipas mediave në ishull, Mustafi ka kërkuar nga Arsenali që të shkëputet kontrata qysh në këtë muaj.

Lexo po ashtu Shkodran Mustafi në bisedime me Arsenalin për të shkëputur kontratën

Mirëpo, pas një takimi me Mikel Artetan, mbrojtësi është bindur që të qëndrojë në skuadër deri në fund të këtij edicioni.

Mustafi më pas do të jetë i lirë që të largohet nga Arsenali qysh në verë dhe të kërkojë një aventurë të re. /Telegrafi/