Site icon Telegrafi

Shkodran Mustafi dëshiron të qëndrojë në Bundesliga edhe për shumë vite

Mbrojtësi shqiptar, Shkodran Mustafi planifikon të mbetet në kampionatin gjerman, Bundesliga, edhe përtej këtij sezoni.

Mustafi shfrytëzoi ditët e fundit të afatit kalimtar për të kompletuar huazimin e tij nga Arsenali te Schalke.

Rikthimi në Bundesliga si duket e ka emocionuar mbrojtësin shqiptar, pasi planifikon të mbetet edhe më shumë pjesë e këtij kampionati.

Lexo po ashtu Zyrtare: Shkodran Mustafi transferohet te Schalke 04

Sipas mediumit Sport Bild, Mustafi dëshiron të qëndrojë në Gjermani përtej verës, por nuk ka gjasa që ai të mbetet me Schalke.

Me shanset e Schalkes për rënie nga kategoria, e ardhmja e Mustafit duket të jetë diku tjetër në Bundesliga.

Ish-mbrojtësi i Arsenalit është i etur të mbetet në ‘atdheun’ e tij, por të vazhdojë të luajë futboll në kategorinë e lartë të Gjermanisë. /Telegrafi/

Exit mobile version