Telegrafi

Shkodran Mustafi, bashkëlojtarëve: Mbyllni veshët ndaj spekulimeve për Wengerin

Arsenali po lufton për një vend në zonën e Ligës së Kampionëve ndaj dhe dekoncentrimi më i vogël do të ndikonte negativisht.

Mbrojtësi shqiptar, Shkodran Mustafi thekson se lojtarët e Arsenalit nuk duhet t’i kushtojnë rëndësi spekulimeve lidhur me të ardhmen e Arsene Wengerit.

“Gjëja më rëndësishme është të mbyllim veshët dhe të përqendrohemi tek ajo që ndodh në fushë. Ne nuk mund të përqendrohemi ashtu siç duhet nëse ndikohemi nga spekulimet mbi të ardhmen e Arsene Wengerit dhe mbi gjithçka që na rrethon”.

“Është një moment i keq. Ne duhet të jemi totalisht të fokusuar tek ndeshjet. Wenger ka 20 vjet këtu dhe ai e di shumë mirë se çfarë duhet të bëjë. Tani janë lojtarët ata që duhet të zbresin në fushë dhe të dhurojnë spektakël”, deklaroi Shkodran Mustafi për “Sky Sport”.

Ndryshe, një pjesë e tifozëve ka nisur një fushatë kundër trajnerit francez, të cilit po i kërkohet dorëheqje pas 20 vjet drejtimi të skuadrës londineze. /Telegrafi/