Site icon Telegrafi

Shkodran Imeraj zgjidhet kryetar i Nismës Socialdemokrate në Deçan

Shkodran Imeraj është zgjedhur kryetar i Nismës Socialdemokrate – Dega në Deçan. Kështu kanë vendosur mbrëmë me unanimitet të plotë delegatët e Kuvendit të parë zgjedhor të këtij subjekti politik në qytetin e Deçanit.

Përveç delegatëve të degës së Deçanit, në këtë kuvend kanë marrë pjesë edhe përfaqësuesit e kryesisë qendrore të Nismës Socialdemokrate të prirë nga zëvendësministri Çerkin Dukolli dhe anëtarët Resul Sinani dhe Valmir Gashi.

Sipas një komunikatë të degës së Nismës në Deçan, Kuvendi fillimisht ka zgjedhur Këshillin Kombëtar të degës në përbërje të 21 anëtarëve dhe me pas Këshilli Kombëtar ka zgjedhur kryesinë e degës me 15 anëtarë.

Kryesia e re e degës së Nismës në qytetin e Deçanit, me unanimit të plotë ka propozuar për kryetar doktorin e shkencave, Shkodran Imeraj, i cili nga delegatët e Kuvendit është votuar në mënyrë unanime.

Po ashtu, Kuvendi ka zgjedhur edhe shtatë delegatët për Kuvendin e punës së Nisma Socialdemokrat i cili do të mbahet fundjavën e ardhshme më 24 qershor në Prishtinë.

Në fjalën e tije, kryetari i ri i Nismës në Deçan, Shkodran Imeraj, ka theksuar se vizioni socialdemokrat, tash është duke u përfaqura me të madhe edhe në qytetin e Deçanit, për çka ai beson së ky subjekt politik do të jetë shpresë për avancimin e jetës së përgjithshëm të qytetarëve të Komunës së Deçanit në veçanti dhe qytetarëve të Kosovës në veçanti. /Telegrafi/

Exit mobile version