Site icon Telegrafi

Shkodër, vritet më armë zjarri 60-vjeçari

Sipas policisë, 60-vjeçari është qëlluar me armë zjarri tip kallashnikov dhe ka gjetur vdekjen e menjëhershme. Paraprakisht dyshohet se autori mund të jetë një fqinj i viktimës por, për arsye hetimi policia nuk bën të ditur identitetin e tij.

Grupi hetimor ka nisur veprimet hetimore në vendin e ngjarjes dhe grumbullimin e provave që do të mund të çonin në zbardhjen e vrasjes. Ndërkohë, mbeten ende të paqarta shkaqet e ngjarjes./Telegrafi/
 

Exit mobile version