Site icon Telegrafi

Shkodër, vritet me armë gjahu roja e gurores

Burime të policisë së Shkodrës thanë se autorët janë shtetasit Eduard Anton Kola 25-vjeç dhe Renato Zef Isufi 30-vjeç, të cilë në bashkëpuniim me njëri tjetrin vranë me armë gjahu 55-vjecarin Lazër Jaku.

Gjatë kontrolleve të ushtruara në vendin e ngjarjes dhe në banesat e shtetasve të arrestuar, janë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale, 1 armë zjarri pistoletë e tipit Bareta, 1 armë gjahu teke, gjysme automatice, 1 armë gjahu teke, raportoi BW.

Materialet në ngarkim të autorëve të krimit i kaluan për hetime të mëtejshme Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër për veprat penale “Vrasje me paramendim e kryer ne bashkepunim” dhe “Mbajtjes pa leje te armeve dhe municioneve te armeve te gjahut”./Telegrafi/
 

Exit mobile version