Site icon Telegrafi

Shkodër, vrasin 70-vjeçarin

Burime të policisë sqarojnë se 70-vjeçari Sulejman Velaj është vrarë me armë zjarri çifte në oborrin e banesës së tij, raportoi BW.

Policia ka arrestuar në orët e para të mëngjesit dy autorët e vrasjes Fatos Lushaj dhe Myslim Velaj, ky i fundit djali i xhaxhait të viktimës.

Gjithashtu është sekuestruar edhe arma e krimit. Sipas policisë, vrasja ka ardhur pas një sherri të momentit. 70-vjeçari Velaj mësohet se është qëlluar disa herë nga pas me armë zjarri, duke mbetur i vdekur./Telegrafi/

Exit mobile version