30-vjeçari Ylli Pashuku ishte duke udhëtuar me motoçikletën e tij, në fshatin Trush në momentin kur ka humbur kontrollin e mjetit. Për pasojë motoçikleta ka dalë jashtë rruge ndërsa 30-vjeçari ka ndërruar jetë në vendin e ngjarjes.
Menjëherë në vendngjarje ka mbërritur policia rrugore, e cila ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të shkaqeve të aksidentit./Telegrafi/