Site icon Telegrafi

Shkodër, tritol inspektores së Arsimit

Një automjet ka shpërthyer në Shkodër, në orët e para të mëngjesit.Makinës së një inspektoreje të Drejtorisë Rajonale të Arsimit iu vu lëndë plasëse, por motivet nuk dihen ende.

Automjeti ishte i parkuar pranë pallatit ku banonte 60-vjeçarja, në qendër të qytetit. Nga shpërthimi janë shkaktuar vetëm dëme materiale në pjesën e pasme të makinës, ku dhe është vendosur tritoli.

Zjarrfikëset kanë shuar flakët brenda pak minutash, ndërsa policia sekuestroi pamjet e kamerave të sigurisë në zonë për të identifikuar autorët.

Exit mobile version