Në pranga ka rënë Aleksandër Kelmendi, banues në Velipojë, i cili u ndalua mbrëmjen e së dielës nga uniformat e policisë së Shkodrës.
Kelmendi ishte shpallur në kërkim nga Komisariati i Policisë Shkodër, pasi më datë 02.05.2011 Gjykata e Apelit Shkodër ka vendosur masën e sigurisë “Arrest me Burg” për veprën penale “Trafikim i Armëve dhe i municionit”.
Materialet në ngarkim të Kelmendit i kaluan për veprime të mëtejshme Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër./Telegrafi/