Paratë e vjedhura janë marrë brenda makinës në pronësi të shtetasit 47-vjeçar S. S., i cili pas konstatimit të humbjes së parave ka bërë dhe kallëzim penal. Pas kapjes nga policia, 16-vjeçarit iu gjetën edhe paratë e vjedhura, të cilat i mituri i kishte fshehur tek një makineri pastrimi.
Sipas policisë, 16-vjeçari Xhulio H. do të procedohet penalisht nga Prokuroria e rrethit për vjedhje./Telegrafi/