Një automjet tip Benz ka përplasur një motoçikletë, në të cilën 19-vjeçarja, Gilberta Marku, udhëtonte si pasagjere.
Mësohet se viktima, banore e fshatit Juban të komunës Guri Zi, vitet e fundit ka qenë pjesëtare e ekipit të futbollit ‘Juban Danja’, raportoi BW.
Forcat e policisë së Shkodrës po kryejnë hetimet për zbardhjen e përgjegjësisë së aksidentit./Telegrafi/