Site icon Telegrafi

Shkodër, ekzekutohet 40 vjeçari

Ngjarja e rëndë ndodhi në fshatin Shtoj i Vjetër të Shkodrës, ndërsa viktima është Ridvan Bekovi, banues në këtë fshat. Sipas policisë, ai dyshohet të jetë qëlluar nga dy persona me armë zjarri automatik.

Dy autorët dyshohet të kenë tentuar të vjedhin kabllin e linjës elektrike të fshatit, ndërsa janë diktuar nga 40 vjeçari, i cili në atë moment po punonte në arë. Menjëherë pas kësaj, autorët kanë qëlluar me breshëri automatiku në drejtim të Ridvan Bekovit.

Ngjarja është parë edhe nga banorë të tjerë të zonës, të cilët kanë dëshmuar se kanë parë të largohen përgjatë rrugës kryesore të fshatit dy të rinjtë. Ende policia nuk ka rënë mbi gjurmët e autorëve, të cilët mendohet që armën e kishin të mbështjellë në një thes, raportoi BW./Telegrafi/

 

Exit mobile version