Viktima është identifikuar si Besnik Dashi, 40 vjeç dhe vrasja ka ndodhur ndërsa viktima ishte duke lëvizur me biçikletë pranë shtëpisë ku banonte kur është qëlluar nga persona që ndodheshin brenda një automjeti.
Nga ekzaminimi i trupit, vërehet se vdekja ka qenë e menjëhershme, pas një breshërie automatiku zbrazur mbi të. Sipas burimeve, megjithë përpjekjet e të pranishmëve për t’i dhënë ndihmën e shpejtë, si pasojë e plagëve të shumta, Dashi ka ndërruar jetë në vend.
Policia ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të vrasjes. Pavarësisht se ende nuk ka një pistë zyrtare për ngjarjen, hetimet e policisë janë përqëndruar në pistën e hakmarrjes, pasi po sipas policisë, mësohet se viktima para dy vjetësh ka vrarë shtetasin Ylber Bajri./Telegrafi/