Sipas policisë, shkak është bërë një shkëndijë elektrike, pasi njëri nga punonjësit po saldonte me oksigjen në një nga autobusët. Mësohet se flakët janë përhapur me shpejtësi edhe tek katër autobusët e tjerë, të cilët ishin prej kohesh jashtë funksionit.
Zjarrfikëset mbërritën me shpejtësi në vendngjarje, por vetëm sa kanë mundur të lokalizojnë flakët për të mos u djegur mjetet e tjera, si dhe një punishte mobiliesh druri.
Autobusët ishin pjesë e donacionit të Bashkise së Firences në Itali, e cila në këto 20 vite ka ndihmuar Bashkine Shkodër në sektorin e Shërbimit Urban Publik. Por, disa nga këto mjete nuk ishin vënë asnjëherë në punë, duke u amortizuar thuajse tërësisht./Telegrafi/