Site icon Telegrafi

Shkodër dhe Kukës, shpenzime minimale për natën e ndërrimit të viteve

Në vigjiljet e natës së ndërrimit të viteve, tregjet publike të fruta-perimeve në dy nga bashkitë më të mëdha të veriut të vendit, Shkodrës dhe Kukësit, janë thuajse si në ditët e zakonshme.

Blerësit dhe tregtarët vërtetojnë faktin se shitjet janë në nivele të ulëta.

Në Shkodër, klientët e markatës qendrore urojnë të kenë shëndet, por pas blerjes nuk kanë fuqi më shumë se sa në ditët e zakonshme.

Këtë fakt e konfirmojnë edhe vetë tregtarët e markatës në Shkodër.

Në Kukës, blerësit ankohen se çmimet janë të shtrenjta për nivelin ekonomik që kanë. Mbi 4 mijë familje trajtohen me ndihmë ekonomike në Kukës për shkak të nivelit të ulët të të ardhurave, ndërsa numri i të papunëve konsiderohet i lartë.

Exit mobile version