Dy të arrestuarit janë shtetasit Riza dhe Naim Idrizi, at e bir. Të dy shtetasit dyshohet të kenë ekzekutuar mbrëmjen e të dielës shtetasin Agim Shallani, për motive të dobëta.
Viktima, baba i tre fëmijëve, u gjet i vrarë në afërsi të banesës së tij, raportoi Panorama.
Sipas policisë, ai është qëlluar me pistoletë me dy plumba, një në gjoks dhe një në kokë./Telegrafi/