Për shkak të interesimit të madh të blerësve, Shkoda zgjeron prodhimin e modelit kompakt SUV Karoq jashtë kufijve të Çekisë.
Vetura e parë e Shkoda Karoq ka dalë nga shiritat e fabrikës Kvasini në Çeki, në korrik 2017.
Por, prodhuesit shumë shpejt e ka kuptuar se vetëm një fabrikë nuk mund të përmbushë kërkesat e shtuara për këtë model dhe ka nisur të prodhojë SUV-in e ri në fabrikën kryesore të kompanisë, në qytetin Mlada Boleslav.
Për këtë arsye është vendosur që Karoq të fillojë prodhimin edhe jashtë Çekisë, në fabrikën e Volkswagen në Osnabrik.
Prodhimi i modelit Karoq në këtë qytet në veriperëndim të Gjermanisë do të fillojë deri në fund të këtij viti dhe do të vazhdoj edhe gjatë vitit të ardhshëm.
Grupi Volkswagen, në pronësi të cilit është dhe brendi Shkoda, në Osnabriku tashmë prodhon VW Tiguan, dhe nga viti 2020 atje do të prodhojë edhe crossoverin kompakt VW T-Roc në versionin kabriolet.
Përveç kësaj, në këtë fabrikë gjerman prodhohet edhe Porsche Cayman, por edhe ngjyrosen karroceritë nga modeli Shkoda Fabia.
Nga tri linjat e prodhimit në fabrikën në Osnabrik, ku janë të punësuar rreth 2.300 punëtorë, në vitin 2017 janë prodhuar gjithsej 76 mijë automjete. /KP /Telegrafi/