Telegrafi

Shkoda – 561 për qind rritje të shitjes

 

Siç njoftoi raportuesi i MIA-s nga Praga, këto rezultate theksojnë se kriza e cila e përfshiu industrinë automobilistike tregon shenja të tejkalimit.

"Shkoda Auto" në tre muajt e parë të vitit ka shitur pothuaj 179.000 automjete, që është për një të katërtën më shumë nga periudha e njëjtë e vitit të kaluar.

Shitja është zmadhuar për 32 për qind në 52,5 miliardë kruna (2,1 miliardë euro) duke shënuar profit më të madh për 561 për qind në krahasim me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar.

"Edhe krahas kësaj që akoma triumfon josiguria e tregjeve botërore presim edhe në pjesën tjetër të vitit të rritet prodhimi në krahasim me vitin 2009", deklaroi anëtari i Këshillit ekzekutiv i kompanisë, Reinhard Fleger.

Fabrika automobilistike çeke sukses më të madh shënon në tregun kinez ku firma ka shitur 42.000 automjete, ndërsa rezultate pozitive vitin e fundit shënon edhe shitja në Evropën e Mesme, përfshirë edhe tregun çek ku janë shitur 13.300 "shkoda".